Përkthyesi sarandiot., Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN” nga Shtëpia Botuese “Manifesto” – Athinë (Greqi).
Në këtë botim përfshihen 24 poetë bashkëkohorë shqiptarë të përkthyer në gjuhën greke.
Sipas Zafirtit “Megjithëse numri i poetëve të përfshirë është relativisht i kufizuar, botimi në tërësi krijon një pasqyrë të plotë të asaj që shkruhet sot. Së afërmi do fillojmë me përgatitjet (përzgjedhje – përkthim) të një vëllimi të dytë të kësaj natyre. Titulli i Antologjisë është huazuar nga një varg i poetit Xhevahir Spahiu i cili përfshihet në antologji.”
“Në këtë botim (vëllim) të parë u është dhënë më shumë hapësirë poetëve të brezit më të ri e më pak atyre që kanë botuar para vitit 1991 ose janë të përkthyer në gjuhën greke. Besoj se me botimin e një vëllimi të dytë do kemi një prezantim më të gjerë e më të plotë të poezisë së sotme shqipe.”- vuri në duke përkthyesi Vangjel Zafirati.
Zafirati falënderoi Shtëpinë Botuese për bashkëpunimin korrekt e miqësor si dhe mikun poet, Dashamir Malo, për mbështetjen e ofruar si dhe gjithë poetët e tjerë pjesëmarrës.
Mësohet se autorët e përfshirë janë në mënyrë kronologjike: 1.Xhevahir Spahiu, 2.Primo Shllaku, 3.Jani Malo, 4.Aleksandër Bardhi, 5.Luan Xhuli,6.Xhelal Tosku, 7.Agim Bajrami, 8.Rexhep Shahu, 9.Fatmir Terziu, 10.Arben Gjeka, 11.Dashamir Malo, 12.Flutura Açka, 13.Agron Tufa, 14.Naime Beqiraj, 15.Luljeta Lleshanaku, 16.Agron Shele, 17.Merita Paparisto, 18. Irena Gjoni, 19.Hava Mihasi –Muçollari, 20.Erina Çoku, 21.Mimoza Rexhvelaj, 22.Marsela Neni, 23.Gabriela Mujaj, 24.Nurie Emrullai,/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore
Info PLUS. Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s