SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. Promovohet në Gjirokastër libri me poezi të Eseninit “Dritë e prarur e agimit”, shqipëruar nga Arqile Garo

Të dielën në sallë e bibliotekës publike që mbna emrin e rilindasit “Apostol Meksi”, u promovua në Gjirokastër libri me poezi të EseninitDritë e praruar e agimit”, shqipëruar nga Arqile Garo.

Ky event kulturor u mundësua nga bashkëpunimi i shtëpisë botuese “Neraida” të poetit Jani Malo, shoqates kulturore medatike “Antigonea” që drejtohet nga gazetari Ëngjëll Serjani dhe Bashkisë Gjirokastër.

Pjesëmarrësit në këtë promovim, dashamirës të letërsisë, poetë, gazetarë, aktorë, studentë, etj, ndoqën me vëmendje një ligjëratë të poetit dhe shkrimtarit Odise Kote mbi figurën dhe poezinë e Sergej Eseninit dhe vendin e saj në letërsinë ruse, botërore dhe atë shqiptare, risitë që sjell shqipërimi nga Arqile Garo në një vështrim krahasues me shqipërues të mëparshëm, etj,.

Jani Malo u ndal më gjerësisht në figurën e Eseninit dhe rëndësinë e prurjeve të këtij botimi te ri.

Arqile Garo, solli detaje nga puna për shqipërimin e poezive më përfaqësuese sipas tij të Sergej Eseninit të përmbledhura në librin poetik “DRITË E PRARUAR E AGIMIT”.

Moderimi i aktiviteti nga gazetarja dhe poetja Brikena Metaj, interpretimet e aktorit të mirënjohur të teatrit Kudret Aliko dhe të dy studenteve të talentuara, ngjallën emocione të vecanta ndër pjesëmarrësit.

Ndërkohë diskutantë të ndryshëm si Thanas Dino, Shkëlqim Hajno, Katjusha Pogaçe, etj ., vlerësuan momente nga rëndësia dhe vlerat e librit “DRITË E PRARUAR E AGIMIT” si prurjet më të fundit të letërisë së huaj cilësore që flet shqip./(Ana TISIA-SARANDANEWS.AL)///

error: