SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. U zhvillua në Sarandë, Tryeza mbi artin e përkthimit, organizuar nga Klubi i Poetëve të Jugut.

Nga Joana SAJMOLI

Në mjediset e lokal “Real” në Sarandë,u zhvillua Tryeza mbi artin e përkthimit, organizuar nga Klubi i Poetëve të Jugut.

Tryeza e moderuar nga poeti Dashamir Malo i kushohej kryesisht përkthimit me fokus poezinë .

Në këtë veprinmtari kulturore ishin të pranishëm poetë, përkthyes, shkrimtarë si dhe dashamirës të letërsisë. Morën pjesë edhe poetë e përkthyes nga disa shtete.

Autorja dhe përkthyesja Merita Paparisto, solli eksperiencat mbi përkthimin nga anglishtja në shqip të disa vepra duke lexuar edhe fragmente të ndryshme poezish.

Dashamir Malo dhe Vangjel Zafirati sollën eksperiencat e tyre nga përkthimet e poezisë nga gjuha greke në atë shqipe dhe ansasjelltas, nga shqip në greqisht, duke iu referuara autorëve dhe poezive konkrete, të cilat edhe i lexuan gjatë kësaj veprimtarie.

ka lidhje mirëfilli me një çështje të veçantë të qarkullimit të vlerave të letërsisë nga një gjuhë në tjetrën, me fokus, përcjelljen e disa prurjeve poetike e letrare përgjithësisht nga autorë që jetojnë e krijojnë në Sarandë, po edhe të tjerë, përkthyes shqiptarë të arrirë që sjellin vlera botërore në gjuhën shqipe.

Prozatori Shkëlqim Hajno foli mbi traditën e përkthimeve shqiptare nga periudha e Rilindjes Kombëtare, në vitet ’30-’40 si dhe për brezin e përkthesve në etapën e pas Luftës së Dytë botërore deri ne ditët e sotme. Përkthimi, si urë që lidh gjuhët e huaja me gjuhën tonë amtare si dhe poetët shqiptarë si përkthyes, dhe aspekte të tjera të letërisë, ishin çaste të fokusit të tij mbi problematikën e aktit të përkthimit të letërsive si art.

Mbrëmja poetike u pasurua edhe me emocionet e interpretimit të violinistit te latentuar sarandiot Genti Xuxi, duke e pasuruar atmosferën me çaste intime muzikore.

Rajoni jugperëndimor i vendit me epiqendër Sarandën, është një pol atraktiv përpos prurjeve letrare, në gjuhën shqipe dhe atë grekje të pakicave etnike, porse, ka shënuar edhe arritje në lëmin e përkthimeve. Këtu mund të permendim autorë si Andrea Zarballa, Thoma Sterjopullo,( përkthyesi në greqisht i romanit të Kadaresë “Spiritus” dhe i Antologjisë së këngëve popullore shqiptare në greqisht-e para e këtij lloji); po edhe autorë si Vangjel Zafirati e Dashamir Malo, përkatësisht me një Antologji të prozës së shkurtër greke (vëllimi : “Lule e vjedhur” ) dhe shqipërimin e poetes bashkohorë greke Varvara Hristia ./SARANDANEWS.AL///

error: