SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kumbaro: Eshtë shumë e kollajtë të pastrosh Ishujt e Ksamilit, por shumë e vështirë të pastrosh mendjet e atyre që ndotin!

Në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Vlorës për caktimin e prioriteteve të vitit që sapo ka nisur, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u ndal posaçërisht per dukurinë shqetësuese te ndotjes.

“Eshtë shumë e lkollajtë të pastrosh Ishujt e Ksamilit, por shumë e vështirë të pastrosh mendjet e atyre që ndotin!” -u shopreh Kumbaro para trupës së Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Vlorës qe drejtohej nga Prefekti Flamur Mamaj ne prani të kryebashkiakve te Sarandes, Delvines dhe Finiqit dhe te deputeteve Anila Denaj e Niko Kuri..

Ne takimin e mesiperm , u vu ne dukje edhe shqeteismi i krijuar prej ndotjeve te depozituara nder vite kryesisht nga aktivitetet ekomoiike të lejuara në Ishujt e Ksamilit. Për pastirmine ndotjeve në Ishut e Ksmailit, Kumbaro la te hapur edhe mundesinë e ndërhyrjes së Forcave të Armatosura .

“Zonat e mbrojtura janë shumë të ndjeshme ndaj aktiviteteve njerëzore, prandaj me planet e menaxhimit që po hartohen dhe do të vijojnë, gjithçka do të jetë më e strukturuar që nga pastrimi, e deri te numri i vizitorëve që mund të lejohen në një kohë të caktuar.”-deklaroi Kumbaro./SARANDANEWSA.L///

error: