SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kumbaro: Shqipëria tashmë destinacion i turizimit

Nga Eva XHAJANKA

“Shqipëria është tashmë një destinacion i turizimit”.

Kështu deklaroi një ditë më parë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në konferencën e shtypit kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, që u zhvillua në Fitur të Spanjës.

Kumbaro në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, tha se, “është kënaqësi të jesh në Fitur dhe gjithëmonë kemi qënë në Fitur, por pak vite më parë asnjë nuk e njihte Shqipërinë, ndërkohë që tashmë Shqipëria është kthyer në një destinacion të turizmit”.

“Ne nuk konkurrojmë me Greqinë, Italinë dhe Kroacinë, pasi rrethohemi nga gjigantë të turizmit. Ne po plotësojmë hartën me Shqipërinë. Ndaj Melia, nuk është vetëm një investuese por tanimë është një lloj ambasadoreje”, u shpreh Kumabaro.

Kumbaro tha se shembulli i Melias po bëhet i pandalshëm dhe po shndërrohet në model të gjigatëve të tjerë turistik nga Spanja, por edhe nga Europa, sepse të tjerë marka të turizmit luksoz janë të pranishëm dhe të mirëpritura në Shqipëri.

“Shqipëria ju pret me padurim t’ju ofrojë atë çfarë është historia e mikpritja që është marka jonë”, tha Kumbaro.///

error: