SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kundërpërgjigjet Rusia, dëbon sekretarin e ambasadës shqiptare në Moskë

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria më 21 janar për mosrespektimin e masave antiCOVID, ka bërë që Rusia të kundërpërgjigjet duke shpallur si ” persona Non- grata” sekretarin e ambasadës shqiptare në Rusi.  

Ministria e Jashtme ruse tha se diplomatit shqiptar i është dhënë një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga vendi. Vendimi është bërë i ditur pas takimit të mbajtur gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Jashtme ruse me ambasadorin shqiptar Arben Gazioni. 
Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Shqipërisë u tensionuan dukshëm pas dëbimit të diplomatit rus në 21 janar për shkelje të rregullave anti-COVID, vendim që u konsiderua si justifikim nga pala ruse. ///

error: