SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kur e bëri dhe Ilir Meta, si mos ta bëj unë?

Nga Vangjel SAKO

Vetë afrimi apo propozimet e hapura për postin e Presidentit të Republikës po kthehen në skeç estrade. Jo për procesin por për vetë nivelin e personave që janë vetëafruar apo që janë propozuar. Po të analizosh listën që edhe deri tani ka mbingarkesë vëren se ka intelektualë të dalluar në profesionin e vetë por vetëm kaq mund të bëjnë jo më shumë, por ka edhe emra që të ngjallin buzëqeshjen sapo I shikon. Nuk do të merremi emër për emër por duhet të theksojmë qysh në fillim se ekspozimi I disa emrave që edhe administrator pallati ke frikë ti vësh është një sfidë që i bëhet këtij posti pas të qëndruarit aty të Ilir Metës.

Nuk I hyjmë aspak në hak atij kur pohojmë se me vetëdije ai bëri gjatë qëndrimit në atë post të kundërtën e asaj që duhej të realizonte. Edhe me kushtetutë ai duhet të shfaqte në çdo qëndrim unitetin e popullit tonë ndërkohë që në realitet, më hapur se çdo president I mëparshëm ai shfaqi hapur tifozllëk për njërin krah të politikës. Padyshim ndaj asaj partie politike që e ndërtoi vetë dhe kur u largua ia la me amanet bashkëshortes së tij që nuk tregoj se kishte këllqe për ta mbajtur në nivelin që ai e la. Dhe padyshim edhe daljes hapur në krah të mik- armikut të tij të këtyre 30 vjetëve, Sali Berishës. Teksa nuk lanë gjë pa ia thënë njëri tjetrin në ligësi, ata edhe u jargavitën dhe u bënë aleatë kur përpara u doli “ariu” Edi Rama.

Ata që akuzuan njëri – tjetrin për kufoma e vjedhje floriri, për tragjedi Gërdeci e përfshirje të fëmijëve në dallaveret shtetërore, u bënë bashkëluftëtarë në betejë për të mundur atë që nuk e kanë mundur dot. Vetëdeklarimi I shumë prej atyre që lakmojnë postin e Presidentit është rrjedhojë i zhvlerësimit që Ilir Meta I bëri atij posti. Kam pyetur direkt njërin prej lakmitarëve të këtij posti se ku I shikon ai avantazhet për ta bërë këtë detyrë dhe përgjigja ka qenë fare e thjeshtë: kur aty qëndrojë gjithë këto vite Ilir Meta, vlerat e të cilit si njeri dhe si intelektual as që krahasohen me ato të miat, pse të mos e bëjë këtë detyrë edhe unë?! Ky krahasim të dhëmb dhe të tremb. Posti I presidentit të Republikës, sanksionuar edhe në Kushtetutën e vendit është më I larti në vend, çka përkthehet se duhet të jetë një “baba” I kombit, I lartësuar mbi palët.

Mbi palët kur ka divergjenca politike dhe jo më kur bëhet fjalë për palët shqiptare që asnjëherë në këto 30 vjet nuk kanë folur me një gjuhë, edhe në problemet kardinale të vendit. Duhet të jesh një roje vigjilente e Kushtetutës por nuk mund të bëhesh I tillë kur më parë ke qenë “kaçaku I malit”, siç ndodhi me Metën. Ilir Meta jo nuk I dha zyrës së Presidentit dinjitetin që I takon por me disa veprime dhe vendime të hapura u bë mburojë e familjes së tij biologjike dhe politike madje në shumë raste kur duhej të shfaqte qetësinë dhe drejtësinë, u shfaq si skizofren, shembulli më I mirë siç nuk duhet të jetë një president. Sjelljet e tij të dyshimta jo vetëm në vitin e fundit të qeverimit e kthyen atë në një karikaturë udhëheqësi dhe u jep krah lakmitarëve të këtij posti që realisht, duke krahasuar veten me të duken me shumë vlera. Kur mendoj çmenduritë që ka bërë Ilir Meta në postin e Presidentit, më kujtohet një ngjarje ndodhur vite më parë pranë spitalit psikiatrik “Ali Mihali” në qytetin e Vlorës.

Kishte dalë një I sëmurë I këtij spitali mbi murin rrethues dhe ngrohej në diell. Në një moment në rrugën që kalonte ngjitur me këtë mur ndalon më furi një makinë. I ishin këputur bulonat njërës rrotë dhe falë manovrimit të shoferit, makina nuk përfundoj në kanal. Doli shoferi, pa dëmin dhe filloj të fliste me vete se “ç’e gjeti dhe si do t’ia bëjë”. E pyeti dhe I sëmuri që rrinte mbi mur por shoferi e pa më përbuzje dhe e shau: ik ore i çmendur. E pyeti edhe njëherë I sëmuri dhe mori të njëjtën përgjigje. Kur I sëmuri e pyeti për të tretën herë, shoferi I revoltuar I bërtit: hapi xëlat, nuk e shikon që mu shkëput një gomë? Ske pse shqetësohesh, vazhdoj I sëmuri në arsyetimin e vetë. Hiqi tre gomave të tjera nga një bulon, vërja asaj që ka ngelur boshë dhe ec me kujdes deri pak më tutje ku është një gomisteri dhe shtojë pastaj të katër gomave nga një bulon. Shqeu sytë shoferi me logjikën e të sëmurit dhe I bëri komplimentin: po ti s’qenke i çmendur.

Përgjigja e tij ishte legjendare: jo unë I sëmurë jam por nuk jam trap si ti dhe Ilir Meta dhe iku me vrap. Karriera e presidentit në detyrë Ilir Meta gjatë gjithë jetës së vetë politike ka qenë mbuluar me dritëhijet e veta ç’ka e bënte të dyshimtë emërimin e tij në këtë post por justifikimi I Edi Ramës që ishte iniciatori kryesor I këtij emërimi ishte se “ nuk kishte votat e nevojshme për një president konsensual dhe shfrytëzojë votat e LSI për ti plotësuar”. Me këtë emërim “kalojë një lumë” por I dolën përpara aq shumë lume dhe aq shumë male sa e detyruan që nga dashnorë politikë të kthehen në armiq jo thjeshtë politikë. Me emërimin e tij president Edi Rama mendoj se së pari largoj nga beteja politike një kundërshtar të fortë dhe se ishte në rregull me kushtet që kërkonte Kushtetuta për këtë post. Ai harroj se në këtë post nuk shkon thjeshtë një emër I spikatur në politikë por duhej një emër madhor që përfaqësonte pushtetarin më të lartë të republikës. Ai I plotësonte Iliri këtë kusht? Absolutisht që jo sepse ai ishte përfolur në grabitjen e arit në Kërrabë, I ishte hequr një herë imuniteti si deputet, ishte akuzuar për kufoma mbas malit të Dajtit, ishte shfaqur me zë dhe figurë nga I ndjeri Dritan Prifti në afera korruptive…Gabimi I stërmadh që u bë me emërimin e tij në këtë post duhej të ishte një mësim I madh në këtë emërim të ri në këtë post. Në këtë kuadër, mazhoranca po gabon me gjoja atë propozim popullor ku çdo deputet duhet të propozojë tre emra dhe po ashtu të drejtën e ka të bëj propozim çdo shoqatë apo përfaqësues nga populli. ( Kjo do të ishte e drejtë nëse votimi të bëhej plebishitar por të propozojë populli dhe votimi për ta zgjedhur ta bëjnë deputetët është nonsense),

Është plotësisht legjitim që presidenti të jetë figurë konsensuale por ai të zgjidhet nga kjo mazhorancë që populli me votë I ka dhënë të drejtën të qeverisë këtë vend. Do të jetë zotësia e saj që të gjej një emër të denjë për këtë post jo thjeshtë që të kënaq dëshirat e opozitës se me këtë stil kemi gabuar në gjithë këto vite por të bëj një propozim me një emër që edhe opozita ta ketë të vështirë të kundërshtojë. Kur them opozita nuk kam parasysh Sali Berishën dhe Ilir Metën se atyre tu propozosh edhe Jezu Krishtin do të gjejnë arsye për të kundërshtuar. Mazhoranca është e detyruar ta gjejë vetë emrin e presidentit të ri edhe për një arsye madhore: të mbaj përgjegjësinë e zbatimit të detyrës prej tij nesër dhe të mos ndodh si me këtë president aktual që vetë e emëroj dhe tashmë e ka degraduar në këtë farë derexheje. Votuesi shqiptar edhe në zgjedhjet e fundit I dha PS të drejtën të qeverisë këtë vend dhe ajo duhet ta tund vetë siç duhet këmborën e këtij drejtimi dhe të mos mundohet të gjej një emër konsensusi që nëse ndodh nesër të mos plotësohen detyrat presidenciale të gjej justifikim jashtë saj. Kjo forcë politike ka aq shumë emra të shquar jo vetëm në politik por edhe në jetën akademike dhe profesionale sa të zgjedh jo një por disa president të denjë të këtij vendi. Sa për sa i përket gjinisë, është mundësia që ajo të jetë femër jo thjeshtë për të kopjuar Kosovën në këtë aspekt por për ti dhënë këtij vendi një udhëheqëse të denjë pas pothuajse 2000 vjetësh, pas Teutës së famshme.///

error: