Shqipëria do të marrë 10 750 doza të vaksinës kundër koronavirusit në gjatë javëve në vijim./
Kryeministrit Rama ka njoftuar se vaksinimi do të nisë menjëherë gjatë javës së tretë të këtij muaji. 10 750 dozat e para do të përdorën kryesisht për vaksnimin e bluzave të bardha dhe mësuesve, ndërsa radha e vaksinimit pas ardhjes së dozave të tjera do të fillojë me policët si edhe të moshuarit mbi 75 vjeç.
Kryeministri shpjegoi se bërja e vaksinës do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët.
“Vaksina do të jetë falas por jo e detyrueshme. Pavarësisht kësaj ajo është e këshillueshme për të gjithë.
Vaksinimi do të nisë me bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat madhore mbi 75 vjeç.
Jam tejet i lehtësuar sot pas këtij dakordësimi të marrëveshjes për vaksinën.
Jam i lumtur që munda t’iua jap sot këtë lajm të gëzueshëm”, tha kryeministri Rama///
ME SHUME LAJME
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë