SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Kush nuk regjistron vendbanimin do ta ketë të pamundur mbijetesën”

Çdo qytetar që nuk ka regjistruar vendbanimin do ta ketë të pamundur të mbijetojë në Shqipëri.

Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa njoftoi një paketë iniciativash ligjore, për të cilat tha se po punon dikasteri që ai drejton.

Lleshaj u shpreh se kjo paketë ka si synim inkurajimin e shqiptarëve për të regjistruar vendbanimin e saktë të tyre.

“Ministria e Brendshme së shpejti do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk e ka të regjistruar vendbanimin. Pra ne do të sjellim një paketë e cila kushtëzon çdolloj shërbimi në Republikën e Shqipërisë me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe mungesa e këtij përditësimi do t’i bëjë qytetarët që të mos mund të marrin shërbime elementare; shkollash, spitali, banka e të tjera me radhë. Nevoja për ta forcuar procesin e regjistrimit është e lartë, shqiptarët duhet të regjistrohen plotësisht, por kjo iniciativë besoj që synon në inkurajimin e tyre dhe jo në frenimin”.///

error: