SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kuvendi miraton strategjinë kundër dezinformimit

Kuvendi zhvilloi sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Me votat e mazhorancës u miratuan disa projektligje, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër në tërësi projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Kuvendi miratoi aktin normativ të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2025 me 71 vota pro, 0 absenim dhe 0 kundër.

Kuvendi miratoi në tërësi gjithashtu me 71 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

Gjatë seancës së sotme u miratua gjithashtu me 73 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër edhe projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

Kuvendi miratoi në tërësi edhe projektligjin “Për markat tregtare” me 72 vota, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Gjithashtu sot u miratua në tërësi edhe projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” me 73 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Me 73 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër u miratua edhe projektligji “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër edhe projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Gjithashtu u miratua në tërësi me 72 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër edhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja””, i ndryshuar.(Marseda QEFALIA( ///

error: