SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Letërnjoftim elektronik pa afat vlefshmërie për moshat mbi 75 vjeç.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton ndryshimet në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë ku caktohet që për moshën 75 vjeç mjetet e identifikimit të jenë pa afat.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares, Ermonela Felaj, në mbledhjen e sotme zhvilluar online, vijoi dhe sot shqyrtimin e projektligjit për një shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”.

Për të dhënë shpjegime rreth projektligjit, e pranishme në komision ishte Rovena Voda, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.

Për sa i përket propozimit të paraqitur në projekt Voda sqaroi se ky propozim ka të bëjë me afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e moshës mbi 75 vjeç.

“Letërnjoftimi i shtetasve të cilët në momentin e aplikimit për pasaportë kanë mbushur moshën 75 vjeç, të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë” detajoi Voda.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektin në fjalë. ///

error: