Me urdher të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu janë lëvizur disa drejtues të uniformave blu. Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se, Ferdinand Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë në Korçë. Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat. Bledar Çeliku nga drejtor në drejtorinë e përgjithshme kalon drejtor policie në Fier. Andin Marku, ish-drejtor Fier shkon drejtor kufiri në Korçë. Drejtori i kufirit në Korçë, Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër. Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë.
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.