Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se nga sot (e hene) ka te tjera ndryshime per levizjet dhe masata lehtesuese.
“Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë . Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në ‘zonat e gjelbra’. Fasha orare e lëvizjes në ‘zonat e kuqe’ zgjatet deri në orën 21:00. Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve”, – tha Rama.
“Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje-dalja e automjeteve në ‘zonat e kuqe’. Qeveria do të ndryshojë nesër Aktin Normativ për heqjen e ndalesës së studiove televizive për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2 m nga njëri-tjetri”, – shprehet Rama.
“Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj, si deri tani, dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht”, – thekson Rama.
“Masa 14-ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal”, – përfundoi Kryeministri.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.