Një grua nga provinca e Afrikës së Jugut, Gauteng lindi 10 foshnje, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Malian Halima Cissé e cila kishte lindur nëntë foshnje në Marok muajin e kaluar, raportoi media e Afrikës së Jugut.
”Gosiame Thamara Sithole, 37 vjeçe, lindi dy fëmijë më shumë sesa parashikimi i mjekëve, bazuar në testet diagnostike në një spital në Pretoria natën e kaluar”, njoftoi bashkëshorti, Teboho Tsotetsi për një gazetë.
Spitali theksoi se të gjithë fëmijët gëzojnë parametra të mirë shëndetësorë.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.