SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Linja hekurudhore Durrës- Prishtinë pritet të fillojë këtë vit

Në Prishtinë, të Kosovës u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë në Transport, me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Transportit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, duke pasur në fokus bashkëpunimin mes vendeve të rajonit sa i takon përmirësimit të transportit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në këtë Konferencë tha se, ky është një tjetër hap i bashkëpunimit rajonal, i cili mbështetet në projekte konkrete dhe të përbashkëta mes vendeve.

Balluku tha se, “një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të rishikojmë në këtë takim  është ai për rikualifikimin e rrjetit rrugor, korridorin hekurudhor etj. Objektivat strategjike kanë të bëjnë me rikualifikimin dhe rindërtimin e korridorit 8-të sipas standardeve evropiane. Lidhja hekurudhore prej Durrësit deri në kufi me Maqedoninë e Veriut është pjesë e një rrjeti gjithëpërfshirës. Ne jemi të angazhuar të zhvillojnë rrjetin hekurudhor si rrjetin e gjelbër në dekadën e ardhshme dhe jemi të sigurt për ndikim në zhvillimin ekonomik të vendeve”.

“Ne jemi të interesuar  të përfitojmë nga instrumentet ekonomike. Shqipëria e ka gati studimin e fizibilitetit të korridorit 8-të hekurudhor nga Durrësi në Pogradec i financuar nga BERZH që paraqet në mënyrë të qartë ndikimin e këtij investimi në rajon”, u shpreh Balluku.

“Dua të evidentoj investimet e rëndësishme që janë bërë në korridorin 8-të edhe në ndërlidhje me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Rikualifikimi i korridorit 8-të hekurudhor në territorin e Shqipërisë, i përmbush të gjitha kriteret dhe duhet të adresohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.

Balluku tha se, qeveria shqiptare ka strategji të qarta për zhvillimin e transportit të cilat i ka ndarë me partnerët ndërkombëtar por përmirësimet kanë kosto ndaj dhe jemi të kujdesshëm.

“Përsa i takon linjës hekurudhore Durrës- Prishtinë, ky është një investim i rëndësishëm me ndikim në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë projekt që synojmë të fillojmë këtë vit”, deklaroi ministrja.///

error: