Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Greqi u takua me ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës në qeverinë greke, Kostas Karamanlis.
“Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim kokë më kokë, për të vazhduar më pas diskutimin e gjerë së bashku me ekipet përkatëse mbi dy projekte të rëndësishme infrastrukturore, të cilat lidhin dy vendet tona, linja hekurudhore dhe Korridori Blu”, tha ministrja.
Balluku i cilësoi këto dy projekte me rëndësi jetike dhe me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët e dy vendeve.
“Shprehëm angazhimin e përbashkët për t’i çuar përpara këto iniciativa të shumëpritura dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht për projekte të reja në dobi të vendeve tona”, deklaroi ajo./ATSH///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese