SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Llogara.Bllokohet aksi rrugora, kamioni pëson defekt dhe rrëshqet, krijohet trafik i rënduar

Bllokohet aksi rrugor në zonën e Llogarasë në afërsi të vendit të quajtur Çesma. Shkak është bërë një mjet i tonazhit të rëndë, i cili ka pësuar defekt, duke bllokuar një anë të rrugës nacionale.

Prej më shumë se një ore, makinat qëndrojnë në radhë për të kaluar. Në zonë ka mbërritur edhe policia për të bërë të mundur hapjen dhe lëvizjen e mjeteve që janë të shumta. “Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.///

error: