SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Llogora.Humbën rrugën në majën e Qorres, policia e Orikumit ndihmon 2 turistët anglezë

 Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum u shkuan në ndihmë 2 turistëve anglezë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e stacionit të Policisë Orikum organizuan punën për t’iu shkuar në ndihmë.Pas disa orësh kërkime, u bë e mundur lokalizimi dhe gjetja e dy turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres” në fshatin Dukat.

Turistët u shoqëruan në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm, profesionalizmin e treguar dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.

DVP Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe për t’iu ofruar qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve një shërbim sa më cilësor.///

error: