Në një tur elektoral nente ditor lideri demorkat Lulzim Basha deklaroi të shtunën nga Saranda se koha është për ndryshim dhe më 25 prill duke votuar numrin 9, Shqipëria fiton.
Kudo ku shkoj e di dhe e marr përgjigjen . Nuk do t’ia hapim deren deshtimit. Më 25 prill do te sjellim ndryshimin, sepse ndryshimi është rruga e shpresës dhe zhvillimit–tha Basha.
Të gjithë bashkë jemi mbledhur në bashkimin më të madh të shqiptareve me një qëllim dhe ndryshimi do të vijë duke votuar Aleancën për Ndryshim, numri 9.-vuri ne dukje Basha.


Me tej, kreu demokrat ka preferuar personifikimin e 300 diteve me diell te Sarandes me vizionin e tij ne qeverisje . “Dua ta ndaj me ju dhe më të gjithe shqiptarët kudo që janë se dielli i Sarandës 300 dite diell, nuk do te jetë më një fakt i natyrës. Me votën e Sarandes për ndryshim ato, do te sjellin 300 dite prosperiteti dhe mirëqënie”-
Duke iu drejtuar qindra simpatizanteve te tubuar prane selise blu, ne Rrugen e Flamurit ne Sarande, Lulzim Basha tha “Mbi te gjitha dua t’u them se nga Saranda deri në Tropojë nga jugu ne veri ndjej entuziazmin tuaj, entuziazmin e nenave per femijët e tyre , dëshirën për ndryshim të rinisë që kërkon Shqiperinë anetare të BE ,dëshirën për ndryshim të papunëve që presin dhe meritojne punë.”
Per Bashen “Tetë vite me radhë kanë rënduar mbi Shqipërinë dhe familjet shqiptare; një dimër tetë vjeçar ekonomik, një dimër tetë vjeçar i arrogancës, të një qeverie dhe një kryeministri që mendojnë vetëm për vete,. e kanë lënë Sarandën pa asnnjë investim për turizmin. E kanë lënë tetë vite me radhë . Rruga Kardhiq-Delvinë pa përfunduar. E kanë lënë në vend numëro siç kanë lënë në vend numro Shqipërinë. Siç kanë lënë në vend numëro familjet shqiptare”.
“Tetë vite me radhe nuk ka berë asgje dhe tani dështimi po troket prapë. në derën tuaj dhe kërkon edhe katër vite të tjera.-tha Basha per qeverisjen socialiste
“Kudo ku shkoj, e marr përgjigjen,-tha Basha ne Sarande.-” Nuk do t’ia hapim derën dështimit. Do t’I themi “Jo”dështimit . Më 25 prill do të sjellim ndryshimin. Sepse ndryshimi është rruga e shpresës dhe e zhvillimit, ndryshimi ëshrtë rruga për të çliruar familjet, nënat,dhe baballarët, Ndryshimi është rruga për të ndalur largimni e të rinjve, për t’ju siguruar atyre mundësi, punësim, dinjitet, arsim dhe Shqipërinë europiane këtu, në vendin e tyre.”-u shpreh Lulzim Basha.
Me tej Basha permendi kundershtarin e tij kryesor . “Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërmuese të shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka kuptuar se më 25 prill do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.,-tha Basha .
Votoni numrin 9-n për fëmijët tuaj. Votoni numrin 9 për punësimin, Votoni numrin 9 për ndryshimin, Votoni numrin 9 për mirëqënien, 9 për të ardhmen, 9 për shpresën-,
Qeveria e dalë nga votat tuaja do të jetë qeveria e njerëzve, do të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve Ne do të punojmë fort për ekonominë, për të hapur vende pune, për të sjellë investime të huaja, për të zgjatur sezonin turistik-garantoi Basha ne Sarande.
Sipas tij “Qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jëtë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat dhe do të hapë rrugën drejt Europës.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit