Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i dorëzoi sot shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. Macron mbërriti mbrëmjen e sotme në Tiranë për vizitë zyrtare dyditore.
Në një ceremoni të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama, Macron vlerësoi veprën e shkrimtarit Kadare.
“Të jetosh është të luftosh, thoshte Seneka. Thënien e tij e keni shndërruar në: të shkruash është të luftosh. Ju jeni përfundimisht nga sëra e Solzhenicinit, Kunderës, nga ata që ia rrëmbenit çdo fjalë heshtjes, nga ata që rrezikonit të rëndonit procesverbalin në çdo rresht, nga ata që çdo roman i rrezikonte të ishte epitafi i karrierës së tyre”, u shpreh presidenti francez.
Kjo sipas tij, pasi jetuat dhe krijuat si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë.
“Shqipëria e pasluftës më sovjetike se sovjetët, më staliniane se Stalini, nën zgjedhën e hekurt në një pikë të tillë për të cilën folëm pak më përpara. Ju u rritët në një xhevahir arkitekture, qytetin e Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh që ju e popullonit me ëndërrat tuaja”, deklaroi Macron.///
ME SHUME LAJME
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det