Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit të hënën për tu takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Është faqja zyrtare e presidencës franceze që ka publikuar orën 13:20 për takimin dy palësh. Top Channel raporton se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.
Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron. Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI