SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Majk Tajson bën shqiponjën me mjekun shqiptar në Amerikë

Boksieri amerikan, Majk Tajson ose siç njihet ndryshe “njeriu i hekurt” me një gjest të bërë së fundmi, ka bërë krenarë shumë shqiptarë.

Mjeku shqiptar në Amerikë, Marjo Ademaj, së fundmi ka pasur mundësinë të takojë boksierin e famshëm Majk Tajson dhe sigurisht nuk mund të rrinte pa e bërë një foto me të.

Megjithatë mënyra e fotos ka qenë e veçantë, pasi Marjo Ademaj dhe Majk Tajson bëjnë shqiponjën me dy krena.

Një moment krenarie ky për të gjithë shqiptarët, që një njeri kaq i famshëm të bëjë shqiponjën dhe me siguri mjeku do i ketë thënë ndonjë fjalë të mirë për Shqipërinë.

Mario Ademaj është mjek shqiptar, i cili punon në SHBA. Ai është larguar nga vendi që në moshën 7-vjeçare.

Doktor Mario Ademaj është trajnuar në UCLA, në Kaliforni. Tani punon në Çikago, në një klinikë ku zhvillohen teste dhe trajtime për pacientët e prekur nga COVID-19. Mario është president i “Albanian International Medical Team”, ekip vullnetarësh, mjekë dhe infermierë, që çdo vit ndërtojnë klinika dhe ofrojnë shërbime mjekësore falas në Shqipëri dhe Kosovë, prej 5 vitesh.///

error: