Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi se sistemi arsimor ka hyrë në një fazë të re të transformimit. Në një intervistë në medie, Manastirliu theksoi se me pagat e larta synohet rritja e cilësisë dhe shtimi i interesit të të rinjve për degët e mësuesisë. “Ne kemi hyrë në një fazë të re të transformimit të sistemit arsimor. Kemi filluar punën në disa plane, qoftë për sa i përket modernizimit të kornizës kurrikulare, qoftë programit kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve dhe rishikimit të shkallës së karrierës së mësuesit, të cilët nëpërmjet këtyre programeve synojmë të rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe arritjet e nxënësve”, tha Manastirliu.
Ministrja theksoi se objektivi kryesor është rritja e interesit të të rinjve për të ndjekur degët e mësuesisë.
Kjo, sipas saj, do të arrihet me ofrim të bursave për studentët dhe me programin për rritjen e pagave të mësuesve.“Puna jonë është në disa drejtime edhe në aspektin e fuqizimit të rolit të mësuesit por edhe interesit për të zgjedhur mësuesinë tek të rinjtë, ndaj ne kemi fokusuar punën edhe në mbështetjen te degët e mësuesisë, dhe atyre prioritare që do t’i duhen tregut të punës për të ndërtuar kapitalin njerëzor dhe intelektual. Kemi programe që mbështesin nëpërmjet bursave sa paga minimale studentë që ndjekin programet e mësuesisë”, shtoi ajo.
Ky vit sipas saj, do të jetë edhe viti ku do të bëhet rritje e konsiderueshme e pagave për mësuesit. Ministrja deklaroi se do të jenë rreth 30 mijë mësues që do të përfitojnë.“Ne synojmë që paga mesatare në rang vendi të jetë 900 euro, ndërsa për mësuesit të jetë 950 euro. Ne do të vijojmë t’i mbështesim. Kjo rritje, ashtu sikurse kryeministri Rama e ka premtuar, do të ndodhë në korrik. Konsiderohet si një ndër rritjet më të mëdha në këto vite. Nuk do të ndalemi këtu, pasi edhe aspekti që lidhet me rishikimin e të gjithë kornizës së kualifikimeve dhe shkallëve të karrierës së mësuesve dhe rolet e tyre në shkollë do të jetë një tjetër strategji e jona”, tha ministrja.
Sa i përket investimeve në edukimin në vazhdim apo trajnimin e mësuesve, Manastirliu u shpreh se vëmendja është tek grupi i shkencave ekzakte, por edhe tek gjuha shqipe dhe arsimi fillor.Manastirliu u ndal dhe te investimet, teksa bëri të ditur se këtë vit do të hapen 40 kantiere të reja.“Plani ynë për vijimin e investimeve në objektet arsimore, edhe në këtë vit 2023-2024 do të prekë më shumë se 40 objekte arsimore ndërkohë që pritet të përfundojnë 100 objekte arsimore, jo vetëm shkolla, por edhe kopshte dhe terrene sportive dhe palestra. 40 kantiere të reja që do të hapen këtë vit, do të jenë më shumë 30 bashki të vendit “, u shpreh ajo.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.