Ministrja e Kulturës, Elva Margariti uroi sot në “Ditën botërore të poezisë” me një fotografi të rrallë të poetëve të njohur shqiptarë. “Me këtë fotografi të rrallë, që bën bashkë majat poezisë shqipe: Poradeci, Koliqi, Fishta e Asdreni, ju uroj: Gëzuar “Ditën botërore të poezisë”, tha Margariti.
Që nga viti 1999, 21 marsi përkujtohet si “Dita botërore e poezisë”, hyjneshës së fjalës.
E praktikuar gjatë historisë – në çdo kulturë dhe në çdo kontinent – poezia flet për njerëzimin tonë të përbashkët dhe vlerat tona të përbashkëta, duke e shndërruar poezinë më të thjeshtë në një nxitës të fuqishëm për dialogun dhe paqen. UNESCO miratoi për herë të parë 21 Marsin si “Ditën botërore të poezisë” gjatë Konferencës së saj të Përgjithshme të 30-të në Paris në vitin 1999, me synimin për të mbështetur larminë gjuhësore përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen.
“Dita Botërore e Poezisë”, është rasti për të nderuar poetët, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur afrimin midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, vallëzimi, muzika dhe piktura.
“E renditur me fjalë, e ngjyrosur me imazhe, e goditur me metër të duhur, fuqia e poezisë nuk ka asnjë ndeshje. Si një formë intime e të shprehurit që u hap dyert të tjerëve, poezia pasuron dialogun që nxit gjithë përparimin njerëzor dhe është më e nevojshme se ndonjëherë në kohë të turbullta”, ka thënë Audrey Azoulay, drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, me rastin e Ditës botërore të poezisë 2022.
Para caktimit të 21 marsit, si “Dita botërore e poezisë”, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën me aktivitete të larmishme letrare, pasi përkonte me datëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.