SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mark Mosi. Sarandioti nga Shkodra apo Shkodrani nga Saranda…

Nga Pirro NAÇI

Njësoj sikur themi ‘’Mark Spic’’…. Edhe ai ka thyer shumë ‘’rekorde’’, në shumë ‘’stile’’ në Sarandë… Njërën prej tyre akoma edhe sot nuk ka dalë ‘’burrë nëne’’ që t΄ja ketë marrë… ‘’Dashuria për Sarandën dhe Sarandiotët’’ është rekordi që personifikon Mark Mosin. Sarandioti nga Shkodra apo Shkodrani nga Saranda… Kur ishte i vogël e njihnin si djali i mësueses që e dalloje nga theksi i të folmes shkodrane dhe aktorit të talentuar të estradës së qytetit…Por Marku nuk mbeti aty…. Ai u qep dhe krijoi ‘’korsinë’’ e tij në rrugëtimin ne qytetin e lindjes. Shumë shokë, shumë miq, shumë dashuri ka ‘’marë’’ me vete edhe në qytetin tjetër, gjysmën tjetër të tijën, Shkodrën. Sot fola në telefon …U çmallëm dhe u mallëngjyem. Në pak minuta shumë emra dhe shumë histori…Më foli për Areti Gogonin dhe Ilia Gogonin, pronarët e shtëpisë që banonte Marku… I thashë se këto ditë iku nga jeta Kristaq Gogoni ,futbollisti i famshëm i Lushnjës…Po, më tha e kishin nip, sa herë kishte ardhur në shtëpinë tonë, lushnjari nga Skoreja e Pogonit… Kisha shkuar edhe unë tek ajo shtëpi… Kur ishim të vegjël më dukej sikur ishte ‘’Shtëpia e Pritjes’’. Pasi merje maloren e kalldrëmtë, përpara të dilte një pamje mahnitëse e Sarandës. … Marku më tergoi që vite më parë kjo shtëpi ka shërbyer si hotel…Nuk haroi të zinte në gojë edhe mikun e tij të fëmijërisë Gaqen…Folëm për familjen Çondi…I përmenda barba Kiçon, dhe ai ma ktheu duke përmendur emrin e gruas, Vjenon babazhane…Më bëri përshtypje jo vetëm kujtesa por edhe lidhjet e shumta familjare që kishin pothuajse me gjithë Sarandën…Kënaqësi të flasësh e të sjellësh në bisedë histori sarandiote me Markun nga ”Shkodra” ‘’Miqësia është një shpirt që banon në dy trupa’’… ka thënë Aristoteli.///

Μπορεί να είναι απεικόνιση κείμενο

error: