SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Basha falenderon Trump-in: Hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke mes dy vendeve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur Kosovë-Serbi me bekimin e presidentit amerikan Donald Trump. Basha falënderon Presidentin Trump dhe SHBA për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit”, shkruan Basha.///

error: