SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Marrëveshja Shqipëri-Greqi për bashkëpunimin policor-doganor/ Kim: Zhvillim pozitiv

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim përshëndeti sot marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë, për ngritjen e një qendre të përbashkët për bashkëpunimin policor dhe doganor.

“Marrëveshja e sotme midis Shqipërisë dhe Greqisë për të përforcuar bashkëpunimin kufitar është një zhvillim pozitiv. Kontrolli më i mirë kufitar forcon sigurinë e të dyja vendeve dhe të rajonit. Më vjen mirë të shoh miqtë tanë që punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta”, u shpreh ambasadorja Kim.

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj firmosi sot me homologun grek Eleftherios Oikonomou marrëveshjen për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së përbashkët shqiptaro-greke për bashkëpunimin policor e doganor.

Në marrëveshjen për ngritjen e qendrës është parashikuar të shkëmbehen informacione që kapin një spektër të gjerë, që nga migracioni i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore etj. deri te trafiku i drogës, armëve, falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit, kartave të identitetit, si dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj.//

error: