SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Matura. Deputetja Ina Zhupa: I kërkova ministres teste pilote. Vetëm 4 ekselentë dhe 300 ngelës

Deputetja demokrate, Ina Zhupa shkruan në “Facebook” se “Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!!”

Postimi i deputetes:-??Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.

??Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standarti, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.

??Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjesi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe.

Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërisht.

I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:
? Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.
? Të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.
?Të ndryshojnë kufinjtë e vlërësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.
? Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Keni 4 vjet që maturatët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.///

error: