SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mbështetja nga IPARD, pika agroturistike në Dukat, ndikim në fuqizimin e fermerëve të zonës

Nga Etleva XHAJANKA

Në Dukat të Vlorës, Blerti Mëhillaj, me mbështetjen e programit IPARD ndërtoi një sipërmarrje agroturistike, duke kombinuar më së miri përkushtimin e tij, me potencialin turistik që ofron ky fshat.

Dukati dallohet për zhvillimin e blegtorisë, favorizuar edhe nga terreni, dhe Blerti ka zgjedhur të furnizohet nga fermerët e zonës, për të ofruar një ushqim cilësor dhe tradicional.

Me akomodim në 10 dhoma me kapacitet 25 shtretër, kjo sipërmarrje është shndërruar në një pikë të rëndësishme referimi për zhvillimin e agroturizmit në këtë zonë.

Potenciali turistik i zonave rurale krijon mundësi shumë të mira për ngritjen e sipërmarrjeve agroturistike, të cilat janë shndërruar në destinacionin e preferuar për turistët vendas e të huaj, në çdo stinë të vitit.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mbështetur mbi 144 investime në sektorin e agroturizmit, të cilat janë financuar me grante nga programi IPARD II. Investimet për sektorin e agroturizmit kanë pasur një interes përtej pritshmërive të parashikuara, ndaj ky sektor do të ketë vëmendje të shtuar në programet në vijim nga qeveria.
Investimet në agroturizëm përfitojnë 50 % financim. Mbështetja me grante e një investimi ka impakt në formalizimin e sektorit dhe zhvillimin e tij.

Agroturizmi është kthyer në një motor zhvillimi ekonomik për zona shumë të thella bujqësore dhe blegtorale dhe politikat nxitëse dhe incentivuese janë të orientuara sipas kërkesës dhe nevojës së sipërmarrësve ruralë. Mbështetja ndaj këtij sektori shënoi kthesë të fortë në vitin 2018, kur AZHBR arriti të adresojë një masë të veçantë mbështetje në Programin IPARD II, të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare për zhvillimin e agrotuzimit në Shqipëri. Model i cili po zgjerohet sot në çdo skaj të vendit dhe në shumë drejtime.

error: