SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mbi 1 milion vaksinime antikovid-Rama: Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet

Që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në të gjithë vendin janë kryer mbi 1 milion vaksinime.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 milion vaksinime, ndërsa theksoi se “nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”.1,120,070 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. ///

error: