SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mbi 10 mijë shtetas drejt Greqisë, shtohen sportelet nga pala greke në Kakavijë

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vijon të ketë fluks të lartë në dalje, të shkaktuar kryesisht nga emigrantët shqiptarë që erdhën në vend për të kaluar festat e fundvitit.

Prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Albana Hasanaj bëri të ditur sot për ATSH-në se “gjatë datës 4 janar janë përpunuar gjithsej 10 716 shtetas në hyrje-dalje, ku fluksi më i lartë shënohet në dalje të vendit tonë, ku janë regjistruar 7643 shtetas dhe 2135 automjete. Ndërkohë që 3073 shtetas dhe 2908 mjete janë regjistruar në hyrje të vendit”.

Hasanaj tha se gjatë ditës së sotme si pasojë e fluksit të shtuar në dalje të Shqipërisë nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës u zhvillua një takim me palën greke, ku si rezultat i takimit u bë i mundur shtimi i sporteleve nga ana e palës greke nga 3 në 4 sportele për të bërë të mundur menaxhimin sa më efektiv të situatës.

Sipas saj, pala shqiptare po operon me 4 sportele në dalje, ndërsa pala greke deri më sot  punonte me vetëm 3 sportele, gjë që shkaktoi edhe vonesa të konsiderueshme për udhëtarët.

Autoritetet kufitare këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet, pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.(Klodi SARAÇINI).///

error: