Nga Pirro NAÇI
Nuk janë vetëm të gjallët që kërkojnë drejtësi, por edhe ata që nuk janë në këtë jetë.… Ngjarjet dhe kohët thërrasin për të vërtetën,njohjen, studimin dhe vlerësimin e tyre. Aq më tepër për ato figura që kanë lënë gjurmë në historinë e një populli e një kombi.
Një nga këto pa dyshim është edhe kapedan Çelo Picari. Unë dhe brezi im, u rritëm duke mësuar në lëndën e historisë dhe të letërsisë figurën e tij si një patriot dhe kryengritës, nga kapedanët më të dëgjuar të Labërisë kundër Tanzimatit. Kaq dinim dhe na dukej ‘’shumë’’. Por histori nuk mbaronte vetëm në 1847-tën… Kohët e fundit duke kërkuar disa materiale të kohës, një letër të vitit 1847 e dërguar nga udhëheqësit e Kurveleshit dhe pesë Kazave të jugut drejtuar qeverisë Greke dhe Mbretit për të ardhmen e racës së tyre në arkivat e Bashkisë së Athinës, të Parlamentit të vjetër Grek apo në shtypin e kohës, u ndodha përpara disa të papriturave.
Më doli përpara dhe u ‘’takova’’ me Çelo Picar… Ishte një nga tipat më popullorë të zonës së ‘’Thiseon’’ në qender të Athinës, poshtë Akropolit. Personifikimi i njeriut që nuk hoqi fustanellën deri në fund të jetës . Herë e gjeja nëpër kafenetë qëndrore të Kryeqytetit, e herë në revoltat e popullit grek kundër turqëve… Jetoi në Athinë pas kryengritjeve në Labëri e deri sa vdiq më 1880-tën, 30 e sa vjetë, pothuaje një jetë e tërë… Pas atyre luftrave dhe zgënjimit që pësuan, ai se bashku me Gjolekën erdhën dhe jetuan në Greqi. Gjoleka iku shpejtë nga kjo botë rreth viteve 1852 në betejat e Malit të Zi. Ndërsa Çelua, gjatë periudhes së gjatë të jetës u shqua si një kapedan i zoti i cili mori pjesë në kryengritjet e Thesalisë dhe në luftën e Makrinicës me një garnizon arvanitësh dhe grekësh të Athinës. Mbasë këtyre luftrave kufiri i Greqisë u zgjerua deri në Thesali.
Në shtypin e kohës e gjeta edhe si pronar i disa tokave në qendër të Athinës… në ‘’Turkovunia’’ apo ‘’Çelopicarja’’ siç njihet një herë e një kohë në gjuhën popullore. Sot ky toponim është zëvëndësuar me emrin ‘’parku Andreas Papandreu’’… Këto të dhëna më shtinë të kërkoja diçka më shumë për Çelo Picarin. Ndoshta ishte shumë e vështirë por sado më shumë kërkoja aq më shumë mësoja për këtë figure emblimatike. Ai jetoi në Athinë me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës Dhimitrios Suços, me të cilin u njoh në luftën e Thesalisë. Suços ishte një nga personalitetet më të shquara dhe më të arsimuar të Athinës . Kishte studjuar në Athinë për filozofi dhe matematikë dhe në Paris për inxhinjeri dhe metalurgji. Ishte pasardhës i një familje me një pasuri të madhe tokash…
Nga fundi i jetës së Çelo Picarit kur edhe ana ekonomike e tij ishte vështirësuar , Dhimitër Suços i ofroi mikut të tij një vend pune në Bashkinë e Athinës…Por Çelua nuk e pranonte që një kapedan i shquar si ai të bëhej ‘’kandilonaft’’… Nga veprimtaritë më të veçanta të Çelo Picarit në Athinë ishte ajo e një njeriut të politizuar… U ndërgjegjësua për atë jetë të re, hyri në partinë e Delijanit dhe luftoi deri në fund të jetës për çështjen kombëtare greke… Çelua, simbas shtypit të kohës luftoi më shumë se kush me revolta kryeministrin Xarillao Trikupi dhe sidomos politikat ekonomike të tij… Trikupi konsiderohet si një nga politikanët kryesorë dhe më të rëndësishëm në Greqi. Shpesh përmendet si “modernizuesi i madh” i vendit, për shkak të projekteve ekonomike që ai promovonte…Njëqind e ca vjet më parë ëndërronte një urë të lidhte Rion me Antirion… Më 2004 ajo u realizua dhe Ura mori emrin e tij. Po të ishte gjallë sot Çelua, jam i sigurtë se do të kishte ndërruar jo vetëm mend por edhe ‘’partinë’’… Edhe kockat e trupit të tij akoma nuk i lë rehat historia dhe shtypi i kohës…
Me që ra fjala, u mundova të gjeja varin e tij në Athinë …Doja ta gjeja dhe të ‘’flisja’’ me të për ato ç’ka kisha lexuar dhe mbledhur nga shtypi , doja në radhë të parë të ‘’kisha’’ edhe mëndjen e Kapedanit, për të mos bërë ndonjë ‘’gabim’’, janë apo sjanë të vërteta ato që lexoj për të… Doja ta gjeja dhe besoj se do ta gjej… Por si? Si Çelo Picari, kapedani i dëgjuar, si Xhelil Bega ai i linduri, apo si Theodhoros Koloniati i greqizuari…? Emrin e fundit e mori pasi ai ju përkushtua fesë ortodokse apo ndoshta edhe për ndonjë arësye tjetë… Mbiemrin thonë se në ato kohë tregonte edhe prejardhjen e çdo njeriu.
Koloniati erdhi nga Kolonja, fshat afër Picarit…Bela me historinë sa më shumë lexon aq më shumë mëson. Historia duhet të flasë se ja ka për borxh Çelo Picarit…. Kur ta ‘’takoj’’,atje mbi pllakën e ftohtë të mermertë, me zë të ulët do ti këndoj …Lum për ty Labëria, Lum për ty ‘’Çelo Palla’’, Lumë për ty Shqipëria… dhe do ti shtoja edhe një varg…Lum për ty edhe Greqia…bas se ‘’çohet nga vari’’ në shenjë vlerësimi për të vërtetën…/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.