SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memaliaj. Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuza: abuzime me tenderat

Një ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. 

Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e Ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë

“Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi’ informoi sot policia e Gjirokastrës.

31 vjeç, banues në Memaliaj u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. (Shqiptarja)///

error: