Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 13 qershor të vitit 1920 u vra në Paris, Esad Pashë Toptani. Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri.
Siç deklaroi atentatori Avni Rustemi, në gjyqin kundër tij në Paris, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë.
Avni Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri pas 6 muajsh në paraburgim. Ai vetë vdiq në një atentat në vitin 1924 në Tiranë, pranë vendit ku sot ndodhet sheshi që mban emrin e tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell një shkrim të Jacques Bart, i gushtit 1921, ku Esad Pasha përshkruhet si “një i vdekur i harruar”, që nuk gëzonte ende një banesë të fundit.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.