SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE. 50 vjetori i Revoltës së Spaçit në Shqipëri, 21-23 maj 1973

Më 21 maj 1973, në burgun e Spaçit shpërtheu revolta më e madhe antikomuniste e të burgosurve politikë në Shqipëri. Burgu i Spaçit kishte filluar të funksiononte si një kamp pune i detyruar për të burgosurit politikë në vitin 1968. Qindra të dënuar politikë u shfrytëzuan në minierat e Spaçit

Gjatë revoltës, të burgosurit kërkonin të drejtat e tyre dhe bërtisnin, “Poshtë komunizmi”, “Rroftë Evropa e lirë”, diçka që askush nuk guxonte ta bënte në Shqipëri për gati 50 vjet të regjimit diktatorial. Ata ngritën flamurin kombëtar pa simbolin e yllit të shtuar nga komunistët.

Revolta u shtyp dhunshëm mëngjesin e 23 majit. Më 24 maj, katër nga të burgosurit u dënuan me pushkatim dhe ekzekutim brenda ditës. Ishin Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Skënder Daja.

Aktualisht burgu i Spaçit ndodhet në gjendje të degraduar, në pritje për t’u shndërruar në muze, ndërkohë që ka një nismë nga institucionet që merren me kujtesën kolektive dhe edukimin për të njohur zyrtarisht 21 majin si ditën e rezistencës, në Shqipëri/kujto.al.///

error: