Nga Artan SHKRELI
–
…
rivendoset basorelievi i mbretit Zog, ne medalionin e faqes ballore te Kulles se Merkatos ne qendren historike te qytetit te Vlores.

“Merkatoja” e Vlores u ndertua nga italianet më 1918, kur qyteti zoterohej ende nga ata (per rrjedhoje te luftes se pare boterore). Kjo ndertese qe do te sherbente si treg i rregulluar, u ngrit sipas stilit “decó”, por pa kullen e sahatit, e cila do te ndertohej ne po ate stil vetem ne vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit te Pavaresise.
Kulla e Sahatit, e cila qendron ende mbi hyrjen kryesore te merkatos, po i nenshtrohet restaurimit; restaurim i cili shtroi edhe nevojen e mirembajtjes se kater medaljoneve te aplikuar ne kater faqet e kulles katerkendore.

Tre syresh nuk kane ndryshuar qe nga realizimi i tyre nga nje artist italian (italian ishte dhe projektuesi i kulles), më 1937. Ato paraqesin basorelievet e:
– portretit te Skenderbeut

– shqiponjes dykrerëshe te flamurit
– bustit te Ismail Q. Vlores.
Ndersa medaljoni i katert, ai mbi hyren kryesore, kishte te aplikuar basorelievin e Ahmet Zogut; basoreliev i cili u shkaterrua me qellim ideologjik pas pushtimit fashist te Shqiperise dhe u zevendesua me simbole te lidhura me elemente italiane. Pas clirimit te vendit, edhe keto simbole “te reja” u shkaterruan per efekt te censures dhe medaljoni mbeti bosh deri ne fillim te ketij viti (2023).
Aktualisht nje basoreliev i ri i Zogut I* sapo eshte rivendosur brenda rrethit te medaljonit (ndonese jo ne imazhin dhe cilesine e mepareshme) duke plotesuar pas gati nje shekulli Kullen e Sahatit te Merkatos me sintezen e munguar arkitekturore.
(Foto e kulles pa bustin e Zogut, ne komentin e pare)///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat