hërbimi Meteorologjik Ushtarak nën të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranëisra të pakta deri mesatare kalimtare.
Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht orët e nxehta të ditës (orët e drekës) përgjatë relieveve kodrinore – malore do ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Në periudha tepër afatshkurtra reshjet do të jenë të rrëmbyeshme.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje hera-herës fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/30 Diell re/shi
Kukës 18/30 Diell re/shi
Lezhë 20/29 Diell re/shi
Dibër 16/29 Diell re/shi
Durrës 20/29 Diell re/shi
Tiranë 22/30 Diell re/shi
Elbasan 21/32 Diell re/shi
Berat 18/32 Diell re/shi
Vlorë 20/29 Diell re/shi
Korcë 16/28 Diell re/shi
Gjirokastër 17/32 Diell re/shi
Sarandë 19/30 Diell re/shi
ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë