THEMELUES I LABORATORIT BAKTEROLOGJIK VETERINAR, 1MARS 1928
Nga prof.Agim NELAJ
Bilal Golemi, themelues i mjekësisë veterinare shqiptare dhe themelues i Laboratorit Baktereologjik Veterinar (1 mars 1928) , ka një vënd të merituar në analet e shkencës botërore. I takon atij brezi që solli deri në ditët tona frymën iluministe, vyrtute të larta intelektuale dhe atdhetare.

Si çdo komb, ashtu dhe i yni ka korifejtë e tij të shkencës dhe diturisë. Ndërmjet tyre edhe mjekësia veterinare ka figurat e saj të shquara e, njëri prej tyre është Dr. Bilali. Ai është rast unikal, ndoshta nga të rrallët në botë që iu për kushtua shkencës, sakrifikoi jetën për të ,u kthye në atdhe , duke lënë një nga institutet më prestigjoze të kohës “Institutin Paster”. Koha ecën, ecën dhe merr me vete gjithëçka që përjetohet, duke lënë në kujtesë vetëm gjurmët që përbëjnë kulme. Prandaj brezi jonë dhe ata që do to vijnë do të mburren se kanë në panteonin e shkencës dhe atdhetarisë, personalitete të shquara si Dr. Bilali. Ai,i takon atij brezi që jetoi vitet më të trazuara të shekullit që shkoi.

Bilal Golemi u lind në Golem te Gjirokastres ne vitin 1899. Në moshën 7 vjeç largohet nga fshati bashkë me familjen dhe vendosen në Stamboll. Pasi kryen arsimin e ulët dhe të mesëm, ai regjistrohet në fakultetin e veterinarisë ushtarake Turke., meqënëse këtu mund të studjonte me shpenzimet e shtetit, pasi gjëndia ekonomike e familjes, nuk e lejonte të merrte një degë që ai kishte dëshiruar. E mbaroi këtë shkollë me rezultate të shkëlqyera dhe për tre vjet shërbeu në ushtrinë Turke me gradën e kapitenit, por ai jo vetëm kishte pasur aspirata, por edhe aftësi e prirje të tjera nga ato të një kariere ushtarake dhe për këtë arësye, jep dorëheqjen nga ushtria dhe me shpenzimet e tij , e pas një konkursi, ai fitoi të drejtën për t’u specializuar në fushën e mikrobiologjisë në Institutin e famshëm Pasteur të Parisit. Ne Paris u njoh me shkencëtarë të famshëm. Atje u martua me një franceze fisnike me zonjen Nilyfer e cila e fliste shqipen dhe turqishten, bukur, me te cilen pati nje vajze, Denisa.
Punoi si asistent e më pas si bashkëpunëtor i dy shkencëtarëve francezë me famë botërore, Ramon e Dyma, ku shpalosi talentin e tij duke marrë gradën Doktor i Shkencave në moshen 27-vjeçare. Për talentin dhe famën që fitoi, Instituti e ftoi të punojë aty, por ai bashkë me të shoqen dhe vajzën më 1928 kthehet në Atdhe më ëndrrën dhe dëshirën për t’i sherbyer popullit të tij.Më 1952 emërohet sekretar i përgjithshëm i institutit qendror veterinar në Ankara, po këtë vit zgjidhet ekspert i Organizatës Ndërkombetare të Shëndetësise. Studimet e tij patën jehonë të madhe në Evropë e botë. Më 1952 për studimet e tij shkencore në mikrobiologjinë veterinare qeveria franceze e deklaroi me medaljen «Légion d’honneur – Mérite agricole». Kreu mbi 50 studime e kërkime shkencore, mori pjesë në studime e ekspozita ndërkombëtare, bashkëpunoi me shumë institute nga të gjitha anët e botës duke u bërë kështu një figurë e shquar në forumet ndërkombëtare të shëndetësisë
. Dr.Bilali njihej pak tek ne, deri para daljes se monografisë “Dr.Bila Golemi”, botuar në vitin 1968 (Me rastin e40 vjetorit te themelimit teveterinarise shqiptare) nga dy personalitete të shquara të shkencës dhe të kulturës; shkruar nga Dr.H.Hadëri Drejtor Instituti Higjenes dhe Epidemologjise dhe V.Samimi
Bilali erdhi në atdhe jo përkohësish.Problemet politike të kohës e larguan shpejt. Këtë e tregon ardhja me familje, me gruan franceze, Nelyfer dhe me vajzën Denisa. Kontributi i tij në atdhe është i gjithanshëm. Ngriti Laboratorin, bakterologjik, u kryen nje numeri madh analizash, filloj prodhimi i vaksinave etj,. .Ai krijoj dhe organizoi shërbimin veteriner,nxorri dy ligjet e para: “Per barnat dhe shperndarjen e tyre” dhe “Për shërbiminVeterinar”. Organizoi: sektorët e zooteknisë ,doganave, frigorifere,, të punimit të bulmetrave, eksportin, etj. Ai çeli kurset e para për infermjerë veteriner dhe policë veterinerë. Propagandoi gjëndjen e blegtorisë, organizimin veterinar shqiptar. Ai ka meritën e themeluesit të publicistikës blegtorale në revisatat e para “Bujqësi dhe Blegtori” ,”Ekonomia Kombëtare” etj. Dr. Golemi ka marrë pjesë në disa kongrese dhe konferenca ndërkombëtare. E bëri të njohur sherbimin veterinar shqiptar. Me autoritetin e një shkencëtari tashmë të njohur, e anëtarsoi shërbimin veterinar në forumet ndërkombëtare. Dr. Bilal Golemi, përveç se hodhi bazat e zooteknisë si shkencë, themeloi shërbimin veterinar, ngriti laboratorin bakteriologjik veterinar dhe prodhoi per herë të parë në Shqipëri vaksina, serume dhe biopreparate të tjera.
Ai ka meritën e hartimit të shumë ligjeve të kësaj fushe, organizimin e konkurseve dhe ekspozitave blegtorale dhe organizimin per herë të parë në Shqipëri të garave të hipizmit. U bë nismëtari i themelimit të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve me kryetar Mit’hat Frashërin, një gjë kjo e çuditshme dhe e parakohshme për Shqipërinë e asaj kohe. Dr. B. Golemi ka hedhur bazat e shkencës së mikrobiologjisë shqiptare në përgjithësi. Ishte nisma e tij që laboratori bakteriologjik human, që deri atëherë ishte në Durrës, të transferohet në Tiranë dhe e vuri atë mbi baza të mirëfillta shkencore, e pajisi me mjete e aksesorët e nevojshëm, duke futur metoda të reja në diagnostikimin e sëmundjeve. Ishte Dr. B. Golemi dhe Dr. Bajram Emiri që diagnostikuan për herë të parë në Shqipëri sëmundjen e leishmanjozës në disa fëmijë të Tiranës. Shqipëria e asaj kohe ishte vëndi më i prapambetur i Europës, vëndi i varfërisë dhe analfabetizmit, i pishës dhe kandilit, i plasjes, malarjes , tërbimit dhe tuberkulozit, i kasolleve por edhe i kullave me frëngji, prej nga shqiptarët vriteshin me njeri-tjetrin. Dr. Bilali tashmë ishte një mikrobiolog i famshëm, por kur erdhi në Shqipëri, ai nuk mund të kishte atë lluks që të vishte bluzën e bardhë dhe të kishte punë vetëm me librat dhe mikroskopin, pndaj ai u angazhua që nga punët më të rëndomta e deri tek ato që kërkonin kualifikim të lartë. Blegtoria në atë kohë në Shqipëri ishte dega bazë e ekonomisë që jepte 2/3 e prodhimit kombëtar dhe meqënëse Dr.Bilali profesionin bazë kishte atë të veterinerit, në Ministrinë e Ekonomisë ai ngriti për here të parë Drejtorinë e Blegtorisë me tre seksione, themeloi për here të pare shërbimin veterinar dhe hartoi ligjin për këtë shërbim.
Një sëre sëmundjesh të asaj kohe shkaktonin dëme të mëdhë në blegtori dhe lëngata e vdekje në njerëz, prandaj detyrë imediate për të, ishte ngritja e laboratorëve mikrobiologjikë dhe kështu për here të pare Dr. Bilali ngriti laboratorin bakterologjik veterinar ku vetë ai për here të pare në Shqipëri, prodhoi serume e vaksina si ajo e plasjes, lisë, kolerës së shpendëve, këmbëzezës etj.. Si ekspert me specilizimin më të lartë në fushën e mikrobiologjisë në përgjithësi dhe veç kësaj, si një atdhetar idealist, ai me dhimbje shifte masat e pamjaftueshme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Në atë kohë në Shqipëri ekzistonte një laborator bakteriologjik për njerezit ku punonte një francez, që nuk e kishte arsimin e lartë dhe bënte vetëm ca analiza të sifilizit dhe ca vaksina kundër tërbimit. Dr. Bilali sa erdhi në Shqipëri e vizitoi këtë laborator dhe aty pa nivelin e ulët e primitv të punës. Me insistimin e tij ky laborator u transferua në Tiranë në një godinë të përbashkët me laboratorin veterinar dhe të dy këto laboratorë filluan të punojnë nën drejtimin shkencor të mikrobiologut Dr. Bilal Golemi. Ai i kompletoi këta laboratorë me pisje të kohës dhe krijoi edhe garazhin e kafshëve të eksperimentit me kavje, lepuj, pëllumba, etj. Në bashkëpunim edhe me Dr. Bajram Emirin, që edhe ai sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit, zbuluan gjithashtu për të parën here në Shqipëri, sëmundjen e Leprozës tek një punonjës i një konsullate të huaj. Në një perjudhë prej 4 vjetësh që r. Bilali punoi në Shqipëri u hodhën bazat shkencore të trajtimit të sektorit të blegtorisë, u hartuan ligjet përkatëse,u zhdukën ose u frenuan disa sëmundje në kafshë dhe u bënë shumë përmirësime në gjurmimin, diagnostikimin dhe luftimin e disa sëmundjeve që prekin edhe njerëzit si plasia, bruceloza, tuberkulozi, tërbimi, lija etj, të cilat në atë kohë shkaktonin fatkeqesi të mëdha Kështu, Dr. Bilali hodhi bazat e vërteta të mikrobiologjisë si shkencë në Shqipëri.
I përzënë nga atdheu i tij, të cilit deshi t’i shërbente me gjithë shpirt, ai u vendos përfundimisht në Turqi. Këtu ai në fakt nuk ka punuar në sistemin e veterinarisë por në atë të shëndetësisë dhe pikërisht në Institutin Qëndror të Higjenës «R. S. Hıfzıssıhha» në Ankara ku pati edhe postin e zv.drejtorit dhe më vonë të sekretarit shkencor të këtij instituti. Në Turqi, Dr. Bilali kreu shumë studime të rëndësishme, kryesisht në fushën e zoonozave (sëmundjet që prekin kafshët dhe njerzit) të cilat u botuan në rreth 10 organe shkencore të institucioneve shkencore më prestigjioze të Evropës dhe në rreth 15 organe të tilla në Republikën e Turqisë, duke u bërë kështu shkencëtari shqiptar më i botuar në Evropë.
Në Turqi, u angazhua me prodhimin e vaksinës së difterisë së fëmijëve, me prodhimin e serumit kundër tetanozit dhe studioi në shkallën më të plotë sëmundjet e brucelozës, etheve Q, aujeskut dhe tularemisë prej së cilës edhe u infektua. Në katër vitet e fundit të jetës së tij ai punoi si drejtor i prodhimit të vaksinës kundër tuberkulozit të fëmijëve (BCG).
Me 1952 emërohet sekretar i përgjithshëm i institutit qendror veterinar në Ankara, po këtë vit zgjidhet ekspert i Organizatës Ndërkombetare të Shëndetësise. Studimet e tij patën jehonë të madhe në Evropë e botë. Më 1952 për studimet e tij shkencore në mikrobiologjinë veterinare qeveria franceze e deklaroi me medaljen «Légion d’honneur – Mérite agricole». Kreu mbi 50 studime e kërkime shkencore, mori pjesë në studime e ekspozita ndërkombëtare, bashkëpunoi me shumë institute nga të gjitha anët e botës duke u bërë kështu një figurë e shquar në forumet ndërkombëtare të shëndetësisë .
Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e këtij shkencëtari të shquar e atdhetari të madh në moshën më të pjekur e më produktive. Në nderim të veprës së tij, Dr.Bilal Golemi, në krye të varrit të tij në Stinje ne Stamboll është gdhendur me mjeshtëri në gur, një libër i madh me faqet e hapura.
Sot, dy rrugë në Shqipëri (në Tiranë dhe Sarandë) mbajnë emrin e tij. ( Rruga BILAL GOLEMI, KOMUNA E PARISIT, TIRANE, Rruga “BILAL GOLEMI”, Sarandë.) /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll