SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie. Dy vjet më parë, u nda nga jeta aktori i mirënjohur i Estradës se Sarandës, Haki Spaho

Nga Vangjel AGORA

Në 26 korrik të viti 2021,pra dy vjet më parë, si rezultat i një ishemie cerebrale u nda nga jeta aktori i Estradës se Sarandës Haki Spaho

Hakiu ka qenë një aktor simpatik i roleve të veçanta dhe jetëgjata në skenë,dhe nga aktorët më të aktivizuar në trupën tone të estradës. Rolet e interpretuara prej tij janë mbi 200, në skeçe, kuplete, parodi, dialogë, monologë, skeçe të muzikuara, komedi muzikore dhe krijime të tjera të gjinisë së estradës, duke krijuar me dhjetëra figura artistike që kanë mbetur në kujtesën e spektatorëve. “Karakterizohej nga zhdërvjelltësia plastike dhe temperamenti. Ka krijuar karaktere të veçanta falë aftësisë së shndërrimit të shpejtë nga roli në rol. Orientohej mirë ndaj figurave që vinin nga shtresat e rëndomta sociale si dhe njerëzit me vese, duke shfrytëzuar instinktin e tij si aktor komik.” Përveç roleve të vogla të natyrës së varietesë, ka mishëruar edhe disa role në drama e komedi të vëna në teatrin amator të qytetit dhe në trupën e estradës profesioniste të Sarandës, ku spikati për aftësinë e tij të përshtatjes në disa figura e karaktere njëherësh, me kalimet e shpejta nga situata në situatë duke ruajtur vijueshmërinë dhe kohezionin artistik të personazhit brenda kompleksitetit dhe dimensionit të shumëfishtë në ndërtimin e tij, duke ravijëzuar figura me bartje komike dhe humoristike, që dallonin për gjallërinë plastike, detajet domethënëse, origjinalitetin dhe të veçantat e tyre. Ndërkohë, me njohjen dhe përvojën e grumbulluar në teatrin e estradës, ai ka shkruar edhe materiale për shfaqje të ndryshme .Mbas një pune 40 vjeçare, për kontributin e dhënë si aktor në realizimin e qindra roleve në Estradën Profesioniste, në vitin 2012 nga Presidenti i Republikës ia akordua medalja “Naim Frashëri i Artë”.///

+5

error: