Nga Aleks GJINI
E bëj këtë shkrim mbi ” llogjikën” e një ëndëre të keqe,që më çfaqet herë mbas here këtu e 34 vite më parë,ku Beni për arsye të forta familjare dhe me dëshirën për një jetë më të mirë,u detyrua të notonte drejt Korfuzit,pa pyetur se ishte fund Tetori,në një det të egërsuar dhe me temperatura të ulëta.Ai e ndërmori këtë inisiativ,duke u mbështetur në mundësitë e tij fizike dhe tek karakteri i tij i fortë,pa u thelluar në suprizat që do të gjente gjatë këtij notimi tepër të gjatë dhe të vështirë.Ai e mori këtë inisiativë në një kohë kur kjo ikje quhej ende tradhëti.
Pjesë e ëndrës time të keqe ishte dhe është dhe përballja
e Benit,veç kushteve të vështira të detit dhe me peshkaqenët e nënujit dhe të mbiujit…
Por le të dal pak nga ëndëra e keqe dhe të flas për vlerat sportivo-qytetare të Benit
Si e njojta Benin.
Në Sarandë,në shkollën “A.Sheme” krahas klasave sportive të futbollit dhe volejbollit,funksiononin dhe ato të notit.Për gjetien e elementit për këto klasa,të them të drejtën,ne specialistët e notit,nuk e kishim dhe shumë të vështirë,mbasi siç thuhet një shprehje:në Sarandë fëmijët më shpejtë mësojnë të notojnë ,se të ecin.Megjithatë në fund të çdo viti shkollor organizonim kampionate noti midis shkollave të qytetit dhe aty gjenin kontigjentin e duhur për to.Një nga këto elemente ishte dhe Beni.
Në testimet speciale që bënim,më tërhoqi vëmëndjen, një djalë i heshtur e disi muskuloz,që në cilësinë e elasticitetit( domozdoshmëri për notarin) dhe në matjen e VO2, dallohej nga të tjerët.
Në këto klasa filloi rrugëtimi i jonë,që unë ti përkushtohesha atij,duke parë se për gjthçka që doja dhe donim ti jepnin për kulturën sportive, Ai me individualitetin e tij e bënte më të bukur,më sportive.
Me Benin në bisedat që bënim edhe pse ai qe një fëmi fjalëpak,çdo ditë e më shumë bindesha se kisha të bëja me një sportist që dëshironte të bëhej elitar.Midis bisedave ai më thoshte që para se të bëhej pjesë e klasave sportive dhe e ekipeve të moshave,me shokët e pallateve të oficerave,kolonte orë të tëra pranë zadrës,për të parë dhe imituar teknikat e notimit të notarëve elitarë,të Limes,B.Çakulit,L.Xhelilit,A.Hasanit etj.Pra disi ndryshe nga fëmijët e tjerë Beni pati që në fillim si idhuj këta notar.
Pra me dëshirën për tu bërë si ata,Ai krahas stërvitjeve me klasat sportive dhe ekipet e moshave,gjente kohë dhe stërvitej për të rritur performancën fizike ku me kalimin e kohës tek ai shikoje një trup shumë të bukur notari,me shpatulla të gjëra e vithe ujku.
Si pjestar i klasave sportive dhe i ekipeve të moshave ai u formua si një notar i kompletuar,ku talenti i tij,çdo ditë e më shumë shpalosej në stilin delfin.Në atë çka ne i mësonim për këtë stil ai vinte dhe individualitetin e tij.Ai zotëroi në mënyrë perfekte elementin bel,ku dy vijat paralele të notimit delfin kishin distancimin më optimal,kështu që ai gjatë notimit siguronte një nga hapat e notimit më cilësor.Këtë perfomanc ai e shpalosi që në moshën e pionerëve.
Një nga garat më emocionale,
që kam përjetuar si trainer, ishte ajo e 50 m delfin për pioner në Durrës, në vitin 1978,ku ekipi i jonë do të përfaqësohej në këtë garë me tre delfinis B.Xhaferi,A.Lula dhe Besniku, ku në eleminatore të tre kishin përmirësuar rekordin e kësaj gare,ku më mirë ishte paraqitur B.Xhaferi..Në analizën që bëra para garës së finales,duke besua në një shperthim të Benit,artikulova shprehen: tani të tre jeni rekordmen,vëndi e parë le ta meritoj më i miri dhe kjo fjali Benit i dha krahë.Ai ariti që rekordin ,nga 37,4 ta çoj në 34.1
Me këtë prezantim Beni na tha: ja ku jam.
Me kalimin e kohës atij i u plotusua ëndëra për tu stërvitur dhe notuar pranë notarit më elitar të stilit delfin,pranë Limes dhe si pjestar i ekipit të të rriturve,duke u bërë dhe ai pjesë e plejadës së artë të këtij sporti.
Ashtu siç thotë dhe Limja,në qoftë se ky sportist do do kishte dhe kushtet e duhura ekonomike,do të ishte një nga notarët delfinist më të vlerësuar.
Pra Beni,i cili edhe me kushte minimale ekonomike,ariti të bëhet një notar elitar kjo flet për një shëmbull dritëdhënës..
Përveç shumë notarëve që rrugëtuan nën shëmbullin e tij dhe të notarëve të tjerë cilësor të Sarandës,është dhe motra e tij Lulzimja,e cila kontriboi zëshëm në cilësinë e lartë të traditës së këtij sporti,duke mbajtur lartë mbiemrin Kobure.
Dhe diçka personale:
-Benin e kisha si djalë shpirtëror,nga i cili mësova shumë në mardhëniet, trainer- notar dhe epror- punonjës.
Ai me heshtjen dhe pak fjalë,të ballafaqonte me urtësinë,çiltërsinë,dashurinë pa eufori,korektësinë.Do të doja që të rrugëtoja ende me të,por ai iku, për ti lënë familjes dhe mua shumë kujtime,shumë ëndra të tij të pa realizuara,ai iku..por ne do mbajmë gjalë në mëndjet tona shpresën se ai do jetë dikur pranë nesh.. Faleminderit./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri