/ANSA/ – Midis 800 dhe 900 mijë vjet më parë, popullsia njerëzore në botë pësoi një reduktim drastik, ndoshta për shkak të ndryshimeve klimatike, duke iu afruar zhdukjes.
Ruajtja e specieve, për më shumë se 100 mijë vjet, u mundësua nga rreth 1 300 individë të moshës riprodhuese, sipas një studimi ndërkombëtar të publikuar në “Science”.
“Ky mjet na ka lejuar të zbulojmë se duke filluar nga 930 mijë vjet më parë, në përputhje me një fazë që çoi në ndryshime të rëndësishme të temperaturave, thatësira të rënda dhe humbje të specieve të tjera, të përdorura si ushqim nga njerëzit, ndodhi një ‘ngërç’ dhe rreth 98,7% e paraardhësve të njeriut u zhdukën, duke kërcënuar kështu paraardhësit tanë me zhdukje”, thanë studiuesit.
Më pas, popullsia njerëzore u pakësua në rreth 1 280 njerëz të moshës riprodhuese, dhe u deshën rreth 117,000 vjet që ajo të fillonte të rritej sërish.
“Zbulimi i ri hap një fushë të re në evolucionin njerëzor pasi ngjall shumë pyetje, të tilla si ku kanë jetuar këta individë, si i kanë kapërcyer ndryshimet katastrofike klimatike, dhe nëse seleksionimi natyror gjatë pengesës për riprodhim, e përshpejtoi evolucionin e trurit të njeriut”, tha koordinatori i kërkimit, Yi-Hsuan Pan.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi