Nga datat 5 gusht deri më 28 shtator 1943 u zhvillua Lufta e Konispolit, një betejë e cila zgjati për 55 ditë dhe ishte luftimi i parë në vendin tonë në kufirin shtetëror me Greqinë kundër batalioneve gjermane. Këto luftime kanë hyrë në histori si luftimet më të gjata në kohë të rezistencës shqiptare.
Komanda gjermane kishte si qëllim të vinte nën kontroll bregdetin Jonian nga Gjiri i Artës deri në Konispol. Rezistenca u udhëhoq nga Batalioni “Çamëria” i ndihmuar edhe nga forca vullnetare të zonës.
Luftime të gjata pati gjatë rrugës automobilistike Skalomë – Konispol dhe në drejtimin Lopës – Qafa e Likojanit.
Në fund të këtyre luftimeve gjermanët arritën të pushtonin Konispolin dhe të lironin rrugët për lëvizjen e lirshme të ushtrisë gjermane në territorin e Ballkanit dhe konkretisht drejt Greqisë./(Edlira RUZI).///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.