SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie: Përkujtohet në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtari dhe publicisti Teodor Keko

– Sot shënohet 20-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko. Teodor Keko, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko, u lind në Tiranë më 2 shtator 1958.Keko ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe ka qenë pjesëtar i parlamentit shqiptar.

Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkurtra.

Krijimtaria; Në mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë: “Loja” 1990, “Lajmëtarja e vdekjeve” 1991,“Pretenca”1994, “Shënimet e një gruaje” 1995, “12 Shenjtore një profet dhe disa njerëz” 1997, “Made in Albania” 1998, “Hollësira fa tale” 2001., Poezi – 2013

Poezi nga Teodor Keko ; ME MUNDON, Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, fjalët ti m’i ktheve në harrim,

në qiell është hëna, s’i them dot hënë

s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,

në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.

Pastaj do të përkund në një djep-këngë,

me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,

më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.

Mbi ta mbështete kokën,

dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,

brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,

kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,

u këput një gjethe nga një pemë,

e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.

error: