SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE-Poloni, Van der Bellen pranon përfshirjen austriake në mizoritë naziste

–  Një ekspozitë e re në memorialin e kampit të përqendrimit në Aushvic-Birkenau do të hedhë dritë mbi rolin e austriakëve në mizoritë naziste. Presidenti austriak Alexander Van der Bellen dhe disa anëtarë të qeverisë austriake hapën ekspozitën e re në Poloni.

”Ishte vullneti i Austrisë dhe detyrimi ynë për t’i kujtuar njerëzit, jo vetëm viktimat, por edhe autorët si pjesë e shoqërisë sonë”, theksoi Van der Bellen.

”Të sigurosh që historia të mos përsëritet, do të thotë jo vetëm të luftosh antisemitizmin dhe nacionalizmin, por të luftosh edhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, theksoi ai.

Në një ekspozitë të mëparshme në vend, e cila u mbyll në 2009, Austria iu referua vetes si “viktima e parë e nacional-socializmit”, një aludim për aneksimin nazist të vendit në 1938, i cili injoroi kryesisht bashkëpunimin austriak në krimet e Rajhut III.

Aushvic-Birkenau ishte kampi më i madh gjerman i shfarosjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mbetën të vrarë më shumë se një milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj. Nga afërsisht 65 500 hebrenj austriakë që ishin viktima të Holokaustit, më shumë se 11 000 vdiqën në Aushvic-Birkenau.///

error: