Nga Dash MALO
(Vizitë në memorialin e poetit disident Trifon Xhagjika)
Sot, jo thjesht pse jemi ende në tetorin letrar, por i cytur nga një ndjenjë e brendshme përvëlueae respekti dhe mirënjhjeje, shkova të vizitoja dhe prekja nga afër memorialin kushtuar poetit Trifon Xhagjika, pushkatuar nga regjimi komunist, kur poeti ishte 31 vjeç. Ky memorial gjendet në oborrin e shtëpisë së poetit, të cilës ne fakt i kanë mbetur vetem dy mure anesore.

Ndërsa lexoja vargjet e poezisë “Atdheu është lakuriq“, më erdhi vrik në mendje përmbyllja e një shkrimi të poetit Xh. Spahiu shkruar vitë më parë për T. Xhagjikën: O të marrë, a vriten poetët!

Mandej më m’u kalamendën në kokë do vargje të disa poetëve që kohën kur Trifon Xhagjika dënohej me pushkatim për vargjet e tij të lira, ata u këndonin rrënjëve të partisë apo edhe vetë bëmave famëmadhe të diktatorit.


Peshtani gjendet në qendër të Grykës së Këlcyrës, aty ku bashkohen Lumi Vjosa dhe Lumi i Zagories. Në vazhdim të vendlindjes së poetit (mënë Jug – Lindje), gjendet Malëshova e poetit Lame Kodra (Sejfulla Maleshova), më tutje Sheperi i Andon Zako (Çajupit), matanë Trebeshinës, Frashëri i Naimit, dhe bri Frashërit, Malindi i Xh. Spahiut.


Trevë poetësh me kontribute të veçanta jo vetëm në poezinë shqipe, por edhe në ngjizjen atdhetarizmit.(sarandanews.al)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri