SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE- Vepra e dëshmorit tonë Mitro Dhimertika.

Nga Sofokli MEKSHI

Sot, 7 prill 2022.

Dite e zeze per Shqiperine ishte kjo dite, 7 prill 1939. 83 vjet me pare, kur Italia pushtoi vendin tone. Ne te gjithe portet,qe nga Shengjini deri ne Sarande,me mijra ushtare e oficere, zbarkuan dhunshem,duke zyrtarizuar pushtimin e Shqiperise. Them zyrtarisht,sepse de fakto, shume vjet me pare, Italia,me investimet e veta dhe me konçesionet e perfituara nga mbreti,i kishte dhene fytyren e vete gjithe vendit.

Populli reagoi,u evidentuan edhe deshmoret e pare. Ne Sarande ,Mitro Dhimertika,me gjestin e tij patriotik,shenoi veten ne histori. Aty buze molit ,(ku sot ankorohen varkat e peshkimit dhe skafet e vegjel) luftoi me mauzerin e tij, deri sa dha jeten , per te mbrojtuar vatanin. Ishte i ri ne moshe,nje bari nga. Nivicë- Bubari, ne kullotat e Heremecit, qe duke pare detin e “mbytur me pampore” nxorri nga zgavra e lisit,armen e fshehur (Zogu e kishte ndaluar armbajtjen ),dhe u nis me vrap drejt qytetit – port.

Dhe kenga e perjetesoi aktin e tij.”…”Ne 7 prill 39/Mitro ish çoban me dhene/Mori armen edhe shkoi/Ne Sarënde vajti luftoi...”Po ne kete dite te zezë per popullin tone,mbreti me oborrtaret e tij,duke marre me vete dhe floririn e bankes Shqipetare,iku ne mergim ,per t’u kthyer”triumfator” ne ditet e demokracise.Fshati Nivicë, por edhe qyteti i Sarandes ,krenohen me kete trim.

Nje rruge ne qytetin tone,e cila nis nga buze deti dhe ngjitet deri lart ne rrugen e trete,mban emrin “Mitro Dhimertika.”Por,dikur, edhe nje anije peshkimi ,kishte marr emrin “Mitro Dhimertika” Gjithashtu, para viteve ’90, shtepia e Mitros, ne Nivicë, ishte kthyer ne “Shtepi Muze” e luftes Nacional-Çlirimtare. I paharruar 7 prilli 1939, i paharruar kujtimi dhe vepra e deshmorit tone. Mitro Dhimertika.

Ranë dëshmorë ditën e 7 prillit 1939 

  1. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit)
  2. Hamit Dollani
  3. Haxhi Tabaku
  4. Isak Metalla (Metaliaj)
  5. Ismail Reçi
  6. Hysen Kalçi
  7. Ramazan Lezha
  8. Ibrahim Osmani
  9. Hamit Veshko
  10. Mitro Dhimërtika
  11. Tonç Toma
  12. Zenel Blana /SARANDANEWS.AL///

error: