SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mëngjes i zi. Aksident tragjik në Fier, humbin jetën burrë e grua

ksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve, me bilanc humbjen e jetës së çiftit të bashkëshortëve dhe plagosjen e një çifti tjetër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm (14 Nëntor), në aksin rrugor Tepelenë-Fier, pranë fshatit Frakull. 

Policia bëri me dije paraprakisht se shtetasi Sazan Arapi, duke drejtuar automjetin tip autobot të shpërndarjes së ujit të pijshëm, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini, shkruan Report TV. Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, Vangjel Ajdini dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, Marga Ajdini, bashkëshortja e tij, rreth 35 vjeç. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy personat që udhëtonin në mjetin tjetër autobot.///

error: