SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEPJ reagon ndaj Berishës: Letra, saktësime teknike lidhur me gjetjet e raportit paraprak

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me një letër drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri.

Në lidhje me pretendimet e sotme të kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, MEPJ sqaron se, “siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre”.

“Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova”, thekson MEPJ.

“Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues”, shton MEPJ.

“Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë”, nënvizon MEPJ.

MEPJ bën të ditur se, mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.(Gjergji MIMA).///

error: