SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mesazhi i prof. Kalos: Mos dëgjoni gojët e liga dhe mendjet e errëta, nuk do përbaltin punën e personelit shëndetësor

-Mjeku i njohur Tritan Kalo reagoi sot pas akuzave nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se po fshihen vdekjet reale nga Covid, duke theksuar se “gojët e liga dhe mendjet e errëta  të gjithollogëve militantë partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, nuk do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të pandemisë”.

Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin kurrë besimin te puna dhe përkushtimi i mjekëve.

“Gojët e liga dhe mendjet e errëta  të gjithollogëve militantë partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, nuk do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të pandemisë të dhjetëra e dhjetëra mantelbardhëve, infermierëve, tekninicienëve imazheristë, administratorë, farmacistë, koordinatorë, barrelistë, shoferë, punonjës të ruajtjes së rendit”, shprehet Kalo.

“Mos e humbisni kurrë besimin në punën, përkushtimin dhe profesionalizmin tonë…..ju duam ndaj dhe jemi aty për ju në çdo kohë….Së bashku do ja dalim mbanë edhe në këtë sfidë të përballjes me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Bashkë përgjithmonë”, – vijoi profesor Kalo.

Duke u ndalur në pak historik, Kalo shprehet se “Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, është i nderuar dhe i priviligjuar të mbajë emrin e krijuesit të tij, Prof. Nikolla Dushnikut”.

Sipas tij, prej fillimit viteve ’70-të kur u ngrit Spitali i Sëmundjeve Infektive nr 4, e deri më sot në të kanë shërbyer me dhjetra e dhjetra mjekë, të cilët duke ecur në gjurmët e Profesor Dushnikut e kanë ngritur edhe më lart emrin e këtij spitali, duke mjekuar e ndjekur me shumë e shumë kujdes me mijra e mijra të sëmurë dhe duke shpëtuar jetët e mijra prej tyre.

“I njëjti shpirt i punës në ekip, dhe i njëjti përkushtim e profesionalizëm po përvijohet edhe sot në këtë Shërbim,  të shpallur më 2013 si Shërbimi më i mirë Spitalor në Republikë, në përballjen tonë me “flamën mbarëbotërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19”, shprehet Profesor Kalo

error: