SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Meta: Do punojmë për qeveri teknike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike”.

I pyetur lidhur me qëndrimin e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për ndërhyrje ligjore për të rishikuar certifikatën e pastërtisë së figurës së kujtdo që ka hyrë në politikë, Meta tha se, “lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator kemi punë të tjera”.

“Ne do të punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për zot çështjes së negociatave, sepse nuk ka shanse që të bëhet ndonjë hap përpara me këtë qeveri. Vërejtja ime është kjo. Parlamenti të mblidhet që tani””, tha Meta.

Meta u shpreh se, “në rastin e I.M, situata është shumë dramatike për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues. Ku provohet shumë qartë se në kohën që Ilir Meta ka qenë President, komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe gjithë atributet që ka Presidenti i Republikës, shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të Sigurimit të Shtetit N.L, i dalluar si poliagjent dhe një ish shiksi A.H, të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë shumë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T, i cili është edhe shtetas amerikan”, tha Meta.

“Në qoftë se nuk tronditet përsëri Lindita e Parlamentit tonë nga këto historitë me I.M, të jeni të sigurt se do habiten shumë kongresmenë, senatorë atje se si guxohet, pas 33 vitesh, të manipulohet, në mënyrë kriminale, dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë, 19 vjeç, në tentativë për arratisje dhe sot një qytetari amerikan dhe shqiptar, vetëm për të implikuar dhe goditur politikisht Presidentin e Republikës”, u shpreh Meta.

“Përmasat e këtij skandali do të jenë humneriale për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka kaluar jo vijat e kuqe, por ka kaluar edhe vijat e zeza”, theksoi Meta.///

error: